Ronaldo nuk njeh moshë!
Portugezi ka treguar një formë të jashtëzakonshme duke përmbysur rezultatin 3-2 ndaj Atalantës në fazën e grupeve të Champions Leagues.
5 herë fituesi i Topit të Artë me golin e tij të bukur me kokë mposhti portierin kundërshtar dhe i dhuroi “Djajve të Kuq” 3 pikë të arta.
Pas kësaj fitore, Man United kryeson Grupin F me 6 pikë të grumbulluara, kurse Atalanta qëndron e dyta me 4 pikë.