Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në dalje të selisë blu ka dhënë një deklaratë kundër Sali Bershës i cili ka premtuar se këtë javë do të thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të kërkuar largimin e kryetarit aktual në PD.
Gjatë një prononcimi për mediat, Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar tha se demokratët nuk mund t’i përdorë Berisha për interesat e tij personale.
“Mbi interesat e gjithkujt është ai i Shqiptarëve. Demokratët nuk i bën kush mish për top as zoti Berisha as kush tjetër. Shihemi në Kuvend”,iu drejtua Basha gazetarëve në dalje të selisë blu.
Discussion about this post