Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i frikshëm në Qafë Thanë.
Sipas informacioneve të para, “Fax News” raporton se kamioni i mbushur me karburant është përmbysur në rrethane ende të paqarta. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit për të bërë pastrimin e rrugës nga nafta.
Nuk raportohet për trafik për shkak se rruga është e kalueshme.
Discussion about this post