Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka deklaruar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se rrezikohet ekzistenca e partisë nëse nuk adresohet problemi me foltoret e Sali Berishës.
“Në anije ka rënë zjarri. Rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi”, ka deklaruar Alizoti, sipas burimeve të Panorama.
Drejtuesi politik i qarkut të Beratit është shprehur po ashtu se: “Nuk mund të shmangemi, të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve”.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post