Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë Mërkurë në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Një automjet ka përplasur një kalimtare teksa kjo e fundit po kapërcente nga njëri cep në tjetrin. Makina lëviz me shpejtësi ndërsa nga pamjet vihet në dukje edhe qytetarja që kalon në një rrugë që nuk ka vijëzime të bardha për këmbësor.
E reja ndodhet në spital dhe eshte ne gjendje te rende, por ajo çfarë është për t’u theksuar ka të bëjë me faktin se Policia e kryeqytetit nuk ka dhënë njoftim për ngjarjen.
Ndërkohë që burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Pamjet tregojnë se si e reja hidhet nga automjeti disa metra pas përplasjes.
Vajza në një moment tenton të shmanget por është tepër vonë pasi makina tip “Benz” e rrëmben përpara. Nuk dihet nëse ështe shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit apo jo si dhe për mënyrën se si po trajtohet kjo ngjarje nga autoritetet.
(E.H/Faxweb.al)