Pasi biznesmeni Rruzhdi Hoxha u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një humnerë në Dajt, Fax News ka mësuar detaje të reja sa i takon vrasjes së tij.
Nga mbikëqyrja paraprake hetuesit kanë konstatuar një plagë pas kokës së tij që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri. Dyshohet se pasi u qëllua pas kokës, Hoxha është hedhur në greminë, ndërsa xhupi i gjakosur u gjend pak metra më tej. Dyshohet se viktima është ekzekutuar disa ditë më parë.
Kujtojmë se ditën e sotme u gjet një xhup dhe disa rroba te tjera me gjak para se të zbulohej trupi i viktimës.
Trupi është gjetur pranë zonës së njohur si Mali me Gropa, një terren i vështirë për t’u aksesuar. Familjarët e Hoxhës janë pyetur rreth rrobave që kishte veshur biznesmeni ditën e zhdukjes dhe kanë konfirmuar të njëjta me ato që kishte pranë trupit viktima.
Rruzhdi Hoxha ishte shpallur i humbur nga familja dy javë më parë, ndërkohë ai përherë të fundit kishte parë kafe me një shok.
Rruzhdi Hoxha njihet si një biznesmen në fushën e inerteve, mirëpo ai dyshohet se ka patur probleme financiare së fundmi dhe ka marrë shumë borxhe, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe ngjarjen e rëndë.
Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 21 Tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.
(E.D/faxweb.al)