Anëtarja e grupi të posaçëm të punës për zgjedhjet në FRPD, Ori Nebiaj ka folur ditën e sotme jashtë Selisë Blu, pas takimit që zhvilluan me Bashën.
Ori nebiaj ka deklaruar se zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së duhet të ishin zhvilluar prej kohësh, pasi mandati i kryetarit dhe këshillit të FRPD-së ka mbaruar prej dy vitesh.
Më tej, Ori Nebiaj tha se të rinjtë duhet të angazhohen në politikë jo vetëm për mbajtjen e posteve personale por për një kontribut të bukur.
Ori Nebiaj filloi të qeshte në një moment, kur një gazetare e pyeti kush ka hapur garën për kreun e FRPD-së nzgjedhjet e viti 2015, Basha apo sekretari i FRPD-së.
Intervista:
Ori Nebiaj: Kënaqësi që jemi sot bashkë me një lajm optimist. Jam shumë entuziaste si një ish-kandidate. Forumi rinor duhet të ishte riorganizuar me kohë dhe duhet të kishte bere këto zgjedhje, pasi ka tejkaluar afatet. Janë të gjithë entuziaste. Enkelejda, Dario, Anita. Jam e lumtur që në grup kemi goca me eksperiencë ne forum. Ështe e rëndësishme që të bashkohemi të gjithë me një frymë optimiste për të rinjte që duhet t’i bashkohen politikës jo vetëm për një mandat për veten dhe për interesa personale, por për një kontribut të bukur. Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Nuk kemi ende një datë për të dhënë. I bëj thirrje të rinjve që përfshirjen në politikë mos ta shohin si mandate që zotohen të përjetshme.
Pyetje: Aktuari aktual vendim nul? Pse pikërisht tani? Është cilësuar si anti-statutor. PD këtë vendim mbi çnen të statutit
Nebiaj: (Qesh) PD ka një statut të saj. Forumi rinor është organizate partnere e PD-së në funksion të saj, kshuqë këto janë pretendime se të gjitha mandatet kanë mbaruar dhe forumi rinor nuk ka as kryetar dhe as kryesi legjitime. Jemi gati për një proces të bukur që nuk mandaton asnjë kryetar për interesa të veta.
Pyetje: Si ish-kandidate në 2014, kush e ka firmosur urdhërin për thirrjen e zgjedhjeve në FRPD, kryetari i PD-së apo sekretari i FRPD-së.
Ori Nebiaj: Në 2014? Pyet kryetarin aktual që jep direktivat e tij. Janë ndryshuar të gjitha nenet me firma. Statutet janë dhe online, informacioni mund të merret. Nuk e mbaj mend fare me thënë të drejtën. Nuk është targeti im.
(E.H/Faxweb.al)