Është zbardhur fotoja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një humnerë në Dajt.
Hoxha u gjet me një plagë pas kokës së tij që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri dhe më pas është hedhur në greminë nga shoku I tij Fred Rrushi I cili tashmë është arrestuar.
Dyshohet se viktima është ekzekutuar disa ditë më parë.
Trupi është gjetur pranë zonës së njohur si Mali me Gropa, një terren i vështirë për t’u aksesuar. Familjarët e Hoxhës janë pyetur rreth rrobave që kishte veshur biznesmeni ditën e zhdukjes dhe kanë konfirmuar të njëjta me ato që kishte pranë trupit viktima.
Kamerat e sigurisë zbardhen vrasjen etij dhe nga hetimet u zbulua se Fredi Rrushi ndryshe nga deklarata e tij nuk e kishte cuar Rruzhdiun në shtëpi por ishte larguar me makinë drejt Dajtit, gjë e cila ka bërë autorjtetet të ndërmarrin operacionin që ka zgjatur disa ditë deri në gjetjen e trupit te viktimës i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se 2 javësh.
(Fotoja e viktimës)
(E.D/faxweb.al)