Joni Mosku është avokati që u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë. Ai ishte duke udhëtuar drejt Greqisë, së bashku me familjen e tij në momentin e arrestimit.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se policia ka dyshime se Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Përveç avokatit, Policia ka arrestuar dhe disa persona të tjerë, që kanë qënë pjesë e grupit.
Sasia e kanabisit që është sekuestruar llogaritet deri më tani më shumë se 100 kilogramë, ndërkohë që policia po vijon me peshimin e saj.
Policia e Korçës është treguar hermetike në kryerjen e këtij operacioni, dhe në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare, qoftë për numrin e personave të arrestuar, qoftë edhe për sasinë e drogës që është kapur
”Dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit. Sasia e drogës ende nuk dihet pasi vijon të peshohet por bëhet fjalë për më tepër se 100 kg. Aksioni është kryer nga policia e Korçës, e cila ka ndjekur mjetet deri në Goricë dhe i kanë kapur në palën shqiptare.
Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve por mes tyre është avokati Joni Mosku. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë”, bëjnë me dije burime për Fax News../faxweb.al