Mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” të Vlorës, një makinë është gjetur e përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve të siguruara nga Fax Web, makina ishte e parkuar para një banese dhe dyshohet se ky mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm i kryer nga persona të caktuar.
Deri më tani mësohet se 4 ditë më parë, shtetas të paidentifikuar e kishin spërkatur makinën me benzinë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë arritur zjarrëfikësit dhe policia dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz përveç dëmeve materiale.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip “Reno”, në pronësi të shtetases E. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.