Efektivi i forcave “Renea”, Shkwlzen Brahaj i njohur si “Xen heroi” pasi mori pjesë në shpëtimin e një familje në Durrës gjatë periudhës së tërmetit të 26 nëntorit nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e sotme për 30-vjetorin e krijimit të repartit RENEA.
Ai shkruan në një postim të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ se në 30-vjetorin e krijimit të RENEA-s janë thirrur në ceremoni vetëm ata që dinë ‘të kërcejnë’.
Postimi i Plotë nga efektivi i Renea-s
30 Vjet nga krijimi i repartit special RENEA. Askush me mire se ata djem te atij Reparti nuk e di se cfare do te thote 30 vite force speciale, 30 vite sakrifice ne te gjitha aspektet njerezore dhe profesionale.Nuk mjaftojne as 300 vite te flasesh per heroizmat dhe sakrificen e atyre djemve te atij Reparti por duhen 500 vite te flasesh per ligesite dhe padrejtesite qe u jane bere atyre djemve duke i shfrytezuar maksimalisht ne menyre shtazore pa u dhene asgje ne kembim,pervec nje page qesharake qe gjysmen e lene duke u paraqitur ne detyre orar pa orar.
Dhe persekutimi vazhdon….Do te theksoja qe ai repart eshte mbajtur nga energjia dhe vullneti i cdo pjestari(trupe speciale) por eshte shkelur me kembe djersa dhe gjaku i tyre nga drejtues te atij reparti (te pamerituar ne ate post) te cilin shpeshhere e kane perdorur per katapulte ne detyra te tjera.Komandante reparti qe te shohin si “prone te tyre” ku dhe ne rastin e kesaj feste nuk e marrin mundimin qe djem qe kane sherbyer me dekada ne ate Repart dhe me kontribut “vetmohues” ne ate repart nuk marrin as ftese per kete feste ku kane gjithe jeten e tyre me te mirat dhe te keqijat e kesaj jete.
Drejtuesit aktual te cilet njifen si (15 gjirot rreth fushes) duket qe e paskan privatizuar kete repart dhe ne kete dite shume te rendesishme te 30 vjetorit te krijimit te RENEA-s therrasin ne “dasem” vetem ata qe dine te kercejne. Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e herojve te RENEA-s dhe se historia mund te keqinterpretohet por kurre,te fshihet.Lavdi deshmoreve te rene ne krye te detyres,Respekt herojve te gjalle (trupe operacionale) Neveri drejtuesve te atij Reparti Elite Shqiperia e Shqipetareve