Vajza e Paul Walker, Meadow, ka zbuluar se i është hequr një tumor. Modelja, 23 vjeçe, reflektoi në rrugëtimin e saj të shërimit teksa postoi një foto të saj para dy vjetësh , e veshur me një rrjetë flokësh kirurgjikale dhe fiduciale në fytyrë.
“Sot 2 vite më parë. Kam bërë një rrugë shumë të gjatë. Bye bye tumor. E bekuar dhe mirënjohëse”, ka shkruar Meadow në foto.
Fansat vërshuan seksionin e komenteve me mesazhe inkurajuese, duke përfshirë kumbarin e saj, Vin Diesel.
Aktori ka komentuar me një emoji duarsh të thjeshta lutjeje, të cilat kanë marrë disa pëlqime nga ndjekësit.
Meadow, e cila ishte 15 vjeçe në kohën e aksidentit tragjik me makinë të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur “The Paul Walker Foundation”, e cila ka për qëllim shkencën detare.
Disa javë më parë ajo kurorëzoi dashurinë e saj në martesë dhe u shoqërua në altar nga kumbari i saj, Vin Diesel.