Shqipëria pësoi një humbje turpëruese 0-5 në transfertë ndaj Anglisë në “Wembley”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022.
Mirëpo, teksa luhej ndeshja një tifozë kuqezi, siç duket i mërzitur me rezultatin ka shkaktuar një incident nga i cili e ka pësuar rëndë.
Sigurimi i stadiumit fillimisht duket se e kanë paralajmëruar tifozin, mirëpo ai nuk i ka marrë parasysh këshillat.
Pak minuta më vonë, kanë ndërhyrë policia britanike, duke e arrestuar tifozin e Shqipërisë, i cili duket se jeton në Angli, pasi u drejtohet policëve në gjuhën angleze. Tifozi me gjasë do të qëndrojë disa orë në polici dhe më pas do të lirohet kundrejt një gjobe.
@raufbilla01 #felings_sad #albanian #futbol⚽️ #wemblystadium #police #fighter #fight