12:25 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Muzika sot është si ‘fast food’! Alfred Kaçinari në ‘Ka Motor’: Shteti duhet të shtojë fonde për edukimin artistik, produkti muzikor nuk ka kualitetin e para 30 viteve…

19:19 | 13/11/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Muzika sot është si ‘fast food’! Alfred Kaçinari në ‘Ka Motor’: Shteti duhet të shtojë fonde për edukimin artistik, produkti muzikor nuk ka kualitetin e para 30 viteve…

Kompozitori dhe orkestruesi i njohur Alfred Kaçinari në një intervistë për “Ka motor” në Fax News tha se muzika si çdo aspekt tjetër shoqëror ndryshon dhe përshtatet në varësi të kërkesave të tregut por sot ajo po konsumohet shumë shpejt.

Kaçinari tha se produkti i sotëm muzikor, më së shumti komercial nuk ka kualitetin e muzikës së para 30 viteve sepse është si ‘fast food’. Ai theksoi se nuk është se ka rënë cilësia e muzikantëve në botë por është kërkesa e tregut e tillë.

Sa i takon edukimit artistik në shkolla, Kaçinari u shpreh se shteti duhet të financojë më shumë në këtë pjesë dhe të stimulojë artistët dhe për të ndryshuar llojin e muzikës që prodhohet.

“Për të përmirësuar këtë trajektore të zhvillimit muzikor, është ndërhyrja me fonde për të stimuluar artistët, që duhet ta bëjë shteti, Ministria e Kulturës por dritë ka gjithmonë .
Errësira është të ndalosh, të mos ketë zhvillim, aty është situate ngushtë”-përfundoi kompozitori.

Intervista:

A dëgjoni muzikë komerciale?

Kaçinari: Dëgjoj por jo shumë, nëse largohem pak në kohë, muzika si çdo aspekt tjetër ndryshon dhe përshtatet. Jeta është intensifiku, jeta dixhitale ka sjellë një shpejtim të marrjes së informacionit. Kjo gjë reflektohet dhe në atë që njerëzit dëgjojnë, muzika konsumohet shumë shpejt. Nëse ne vitin ’90 kishim artistë me përmasa të tilla që sot është e vështirë ti gjesh. Duhet thënë që është një periudhë që muzikalisht për atë që jepte, nuk është më sot ai kualitet.

Muzika sot është më shumë ‘fast food’.

Nga se vjen kjo?

Kaçinari: Janë menaxherët e artit që e shtyjnë muzikën drejt kësaj sepse mendojnë se do ketë më shumë sukses në treg.Nuk duhen ngatërruar konceptet, nuk ka rënë cilësia e muzikantëve në botë, as I shkollave por kërkesa e tregut është e tillë.

Kemi shkollën dhe akademi të tjera muzikore që përpiqen të prodhojnë artistë, a mundet shkolla jonë të ketë artistë që të cajnë tregun këtu?

Kaçinari:Të gjithë të prodhuar nga shkolla janë. Sigurisht kjo shkollë ka problemet e saj për të ndjekur zhvillimet, në këtë aspect ky nuk është treg. Me aq sa di unë dhe interesi i studentëve për të ndjekur këtë lloj shkolle është në rënie.

Gazetarja Ana Haxhimali-Ju jeni babai i dy artistëve, cfarë menduat kur vendosët t’I orientonit në rrugën e artit?

Kaçinari: Ka qenë e vështirë, profesion do të thotë të sigurosh mjetet e jeteësës por kishin prirje mëse të mjaftueshme dhe duhej rrezikuar. Kam menduar që do ia dalin dhe do bëhen më të mirët. Këtu është e vështirë të bëhesh më I mirë, le të jemi realistë sepse ndikon ekonomia dhe menaxherët.

Shqiptarët mendojnë se artistët nuk duhet të jetojnë mirë, njeriu duhet të bëjë përpjekje.

Lënda e Arteve këtu nuk ka rëndësi të madhe, jemi pak I zhvilluar ekonomikisht si vend dhe akoma më pak kulturalisht. Shteti duhet ti japë prioritet edukimit artistik në shkolla, mund të ndërhyje dhe në muzikën që bëhet duke financuar këngëtarë që janë më shumë të rrymës tjetër, jo kësaj komerciale.

Cfarë do të ndodhe me muzikën pas 20 vitesh?

Kaçinari: Veglat muzikore do të ekzistojnë. 20 vite nuk janë shumë, por nuk do te kete shume te reja ne kete aspekt.

A do ketë dritë në fund të kësaj rruge?

Kaçinari: Për të përmirësuar këtë trajektore të zhvillimit muzikor, është ndërhyrja me fonde për të stimuluar artistët, që duhet ta bëjë shteti, Ministria e Kulturës por dritë ka gjithmonë . Errësira është të ndalosh, të mos ketë zhvillim, aty është situate ngushtë.

(E.D/faxweb.al)

Pas

“Premtohen poste për firmat”, Gjekmarkaj bën deklaratën e fortë: U thonë se do i bëjnë kryebashkiakë, është e turpshme!

Para

Po bëhet kërdia në këtë shtet! 3 persona humbën jetën dhe 450 të helmuar rëndë nga sulmet e akrepave

Para
Po bëhet kërdia në këtë shtet! 3 persona humbën jetën dhe 450 të helmuar rëndë nga sulmet e akrepave

Po bëhet kërdia në këtë shtet! 3 persona humbën jetën dhe 450 të helmuar rëndë nga sulmet e akrepave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Farsa elektorale/Berisha publikon video: Momenti kriminal i ndarjes së parave për vota në Tiranë

Akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual në Borsh ndaj të rejave, dy persona nën hetim

Sherr për pronën në Himarë, dhunuan 68-vjeçarin, procedohen autorët

Mbanin kokainë/ Goditet grupi në Lezhë, procedohen gjashtë persona

Spiropali: “Bullgaria, mbështetje e palëkundur për integrimin europian të Shqipërisë”

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

VIDEO/ Përshtatën lokalin për lojëra fati, në pranga administratori dhe dy klientë

Dështon për herë të 29-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Izraeli “rrëmben” anijen me aktivistë ndërkombëtarë, po dërgonin ndihma drejt Gazës

FSHF falënderon Policinë e Shtetit për sigurinë e garantuar gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.