20:46 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja e Rezart Taçit me mafian italiane, merret në pyetje presidenti i vendit, i doli emri në përgjime

10:20 | 19/11/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bastiset banesa e Rezart Taçit, biznesmeni shpallet në kërkim ndërkombëtar (Detajet e superoperacionit, si iu shpëtoi prangave)

Dosja italiane për Rezart Taçin do të hetohet dhe në Malin e Zi, për shkak se në përgjime del emri i presidentit Milo Gjukanoviç, i njohur për lidhjet e tij me biznesmenin shqiptar.

Mësohet se Gjukanovic do të merret në pyetje nga prokuroria në lidhje me skandalin, dhe vetë ai i ka mohuar akuzat, por ka shprehur gadishmërinë për tiu përgjigjur ftesës së drejtësisë.

Në përgjimet e publikuara nga mediat italiane dhe shqiptare, del se Gjukanoviç ishte skenari rezërvë i Taçit për të futur në sistem paratë e mafias italiane. Në rast se ai do të dështonte me bankat në Shqipëri, Taçi garantonte se do të fliste me mikun e tij president, dhe do ta zgjidhte situatën në Malin e zi, përmes transferimit të parave në Prva Bank.

Banka është në pronësi të Aco Gjukanoviç, vëllai i presidentit. Gjukanoviç i mohoi pretendimet gjatë një konference shtypi në Cetinje.

“Është një aferë tërësisht e fabrikuar. Nuk e di kush janë njerëzit, as kam pasur kontakte me ta në asnjë mënyrë… ky është një falsifikim i plotë, por këto falsifikime janë bërë një lloj praktike në jetën politike në Mal të Zi”.

Banka Prva gjithashtu mohoi pretendimet dhe tha se mediat thjesht po përpiqen të dëmtojnë bankën dhe aksionerët e saj. Shqetësimet në lidhje me bankën dhe pastrimin e parave janë ngritur që nga viti 2016 kur Parlamenti Evropian i kërkoi Malit të Zi të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin e nivelit të lartë, duke përfshirë në bankë.

Prokuroria malazeze konfirmoi se kishte hapur një hetim për rastin. Ndërkohë, Gjukanoviç, i cili është gjithashtu lider i opozitës, ka thënë se ai mbështet “çdo iniciativë” për të hequr qeverinë aktuale.

“Ju e keni të qartë se ne do të mbështesim çdo iniciativë për heqjen e saj, e keni të qartë se është dashur të bëhet dje dhe jo disa ditë më vonë”, tha ai në të njëjtën konferencë për shtyp.

Partia që drejton Gjukanoviç, DPS, ishte më e forta në zgjedhjet e vitit 2020, por nuk mundi të formonte një koalicion. Ai tha se një nismë për largimin e qeverisë do të shpallet në ditët në vijim.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: milo gjukanovic
Pas

Kopja e Kushtetutës së SHBA, shitet në ankand për vlerën marramendëse të dhjetëra milionë eurove (FOTO)

Para

Panik dhe frikë tek fëmijët/ Policia arreston një burrë dhe një grua pasi u përpoqën të rrëmbenin 4 vjeçaren

Para
Panik dhe frikë tek fëmijët/ Policia arreston një burrë dhe një grua pasi u përpoqën të rrëmbenin 4 vjeçaren

Panik dhe frikë tek fëmijët/ Policia arreston një burrë dhe një grua pasi u përpoqën të rrëmbenin 4 vjeçaren

Discussion about this post

 



Të Fundit

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.