Pak kohë më parë Rama e ‘ngriti në qiell’ si një rast suksesi për menaxhimin e mbetjeteve në territorin e Lezhës.
Ditën e sotme, Pjerin Ndreu ka zbuluar dhe ‘çelsin e suksesit’ të tij për sa i përket menaxhimit të mbetjeve, duke vënë theksin te agresiviteti dhe monitorimi i vazhdueshëm.
Pjerin Ndreu paralajmëroi dhe vendosjen e kamerave të sigurisë vitin e ardhshëm për këtë qëllim, ndërkohë ai kishte dhe një kërkesë për buxhet shtesë nga qeveria për të shtuar 20 punonjës për të pastruar qytetin.
Pjerin Ndreu: Kemi lënë dy punonjës për të monistoruar këtë hedhjen nga ditarja. Mirëpo vjet kishte më pak duke ushtruar këtë trusninë. Kishte një fare ndërgjegjësimi. Kemi qenë në monitorim të gjithë. Kemi shkuar dhe te operatorët. Tani që flasim kemi bërë një plan. Ata që kanë marrë pklazhin për 1 vit apo 5 vite, duhet ta mbajnë pastër dhe tani. Kemi çuar grupet tona dhe i kemi thënë do ta mbash pastër gjithë vitin. Nëse 3 herë vij ta gjej papastër ti nuk e merr më si një ndotës. Bashkia ka 20 mijë lekë penalitet, maksimumi.
Kemi ra dakord që vjet por sivjet do ta bëjmë konkrete. Do vendosim sistem kamerash. Po mundohemi të bëjmë një grup me 50 nxenes ekselente për nje fushatë sensibilizuese me banorët. Duhet të kuptojnë se nuk mund t’i hedhim në rrugë. Do vendosim orar që nxirrini në këtë orë kur duhet të hedhin. Kemi treguar agrisivitet ky ka qenë çelsi i suksesit. Të gjithë kemi qenë të përfshirë. Në qeveria do të më ndihmojë me grante me minimalisht 20 vetë që t’i mbaj në punë, unë e kam të kryer pastrimin dhe e bëj vetë. Ne bëjmë sforco.
(E.H/Faxweb.al)