Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për të gjithë të arrestuarit e operacionit “North Forex” në Shkodër.
“Fax News” raporton se jashtë Gjykatës kanë qenë të pranishëm familjarët e të ndaluarve. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga operacioni.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Arta Llazari.