Ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare Mjeshtri i madh Ali Mulaj.
Ali Mulaj është një ndër themeluesit e Ansamblit “Dardania”, pjesëmarrës në gjitha festivalet kombëtare, lokale dhe në shumë të tilla nderkombëtare si instrumentist virtuoz.
Mjeshtri nga Tropoja do të mbahet mend gjithmonë dhe për humorin e tij të mrekullueshëm.
Ali Mulaj është njëkohësisht dhe gjyshi i reperit të njohur Arkimed Lushaj ose Stresi.