Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha i ftuar në një emision ka akuzuar edhe SHBA-të duke i etiketuar si “përgjegjës” për shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit ku u vendos një lloj bashkëpunimi me LSI-në përsa u përket zgjedhjeve që do të mbaheshin.
Me këtë deklaratë, Basha doli kundër të gjithëve, ndërsa sot ka ardhur edhe përgjigjia e Berishës i cili tha se një person që akuzon SHBA-të duhet të ketë një koeficient mjerat të inteligjencës.
“E dëgjuat që tha e mbështeti DASH Edi Rama dhe rrëmbimin e votave përshkak të Sali Berishës. Por duhet të kesh koficent inteligjence mjeran të bësh një deklaratë të tillë. Vendi i lirisë të bëjë atë deklaratë. Ne do t’i tregojmë vendin Edi Ramës. Votat e vjedhura do ja nxjerri nga hundët”– tha Berisha.
Më tej, Berisha kujtoi edhe kohët e përplasjes me bandat e Fatos Nanos siç i quan ai ku tha se nëse do të kishte pasur një grup të djemve të Kurbinit me vete do t’i tregonte vendin. Ai tha se nuk pretendonte ta bënte këtë me anë të përdorimit të dhunës por me këmbënguljen si forcë opozitare.
“Është pikërisht ajo kohë kur i them Fatos Nanos se me një grup djemsh të Kurbinit dhe të Mamurrasit ta tregoja vendin. Po pse? Ata në fakt u tmerruan. Ne nuk kishim në mendje armë por ishim një opozitë e fortë dhe diktonim jetën politike të vendit. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe nuk kam dyshim. Së dyti ne do bëjmë gjithcka që të bashkohemi por Basha nuk e kontrollon dot veten e tij sepse është marrë peng me dosjen. Ndaj dhe ne do ecim para. Ky është revolucion nuk ndalohet, ta ketë të qartë kushdo që e mendon ndryshe”– u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri.