Neser nis transferimi i personave të dënuar nga burgu i Zaharisë në burgun e Shen Kollit.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar më herët se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu i Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.
Sipas njoftimit të bërë nga Manja, të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.
Shkaku kryesor i mbylljes së këtij burgu është gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.
Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, mund të konsiderohet si burgu-ferr.
(E.H/Faxweb.al)