Mutacioni i fundit i Covid-19, është versioni më i komplikuar i zbuluar deri më tani – dhe ka një listë kaq të gjatë mutacionesh saqë u përshkrua nga një shkencëtar si “i tmerrshëm”, ndërsa një tjetër tha se ishte varianti më i keq që ata kishin parë.
Janë ditët e para dhe rastet e konfirmuara janë ende të përqendruara kryesisht në një provincë në Afrikën e Jugut, por së fundmi ashtu siç Fax News e publikoi edhe më herët, varianti ka mbërritur në Europë dhe rasti i parë u shfaq në Blegjikë.
Menjëherë ka pyetje rreth asaj se sa shpejt përhapet varianti i ri, aftësia e tij për të anashkaluar një pjesë të mbrojtjes së dhënë nga vaksinat dhe çfarë duhet bërë për këtë.
Ka shumë spekulime, por ka shumë pak përgjigje të qarta. Por çfarë dihet deri më tani për këtë variant të ri?
Varianti quhet B.1.1.529 dhe ka të ngjarë t’i jepet një emër i koduar grek (si variantet Alfa dhe Delta) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten, duke e quajtur më konkretisht si varianti “Nu”.
Prof Tulio de Oliveira, drejtori i Qendrës për Reagimin dhe Inovacionin Epidemik në Afrikën e Jugut, tha se kishte një “plejadë të pazakontë mutacionesh” dhe se ishte “shumë i ndryshëm” nga variantet e tjera që kanë qarkulluar.
“Ky variant na befasoi, ka një kërcim të madh në evolucion dhe shumë mutacione të tjera krahasuar me ato që ne prisnim,” tha ai.
Në një konferencë për media, Prof de Oliveira tha se kishte 50 mutacione në përgjithësi dhe më shumë se 30 në proteinën e spikes, e cila është objektivi i shumicës së vaksinave dhe çelësi që virusi përdor për të zhbllokuar derën në qelizat e trupit tonë.
Duke u zmadhuar edhe më tej në domenin e lidhjes së receptorit (kjo është pjesa e virusit që bën kontaktin e parë me qelizat e trupit tonë), ai ka 10 mutacione krahasuar me vetëm dy për variantin Delta që përfshiu botën pak kohë më parë.
Ky nivel mutacioni ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një pacient i vetëm i cili nuk ishte në gjendje të mposhtte virusin. Shumë mutacion nuk do të thotë automatikisht keq. Është e rëndësishme të dimë se çfarë po bëjnë ato mutacione.