Një 61 vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në shtëpi. Sipas policisë ngjarja raportohet të jetë aksidentale.
Njoftimi
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 , shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)