Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin demokrat, Tritan Shehu pas interpelancës së kërkuar nga ky i fundit sa i përket Ballkanit të Hapur. Rama tha se Shehu po lexonte fjalime dhe nuk po e dëgjonte kur jepte përgjigjie për pyetjet e kërkuara.
Ai tha se e gjithë partia Demokratike fliste me vete dhe jo ntë interest ë shqiptarëve. Më tej shtoi se nuk do të hiqte dore nga Ballkani i Hapur pasi sipas tij ky process është në interes të shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama drejt deputetit demokrat, Tritan Shehu:
Fjalimin e kishit të shkruar, ju nuk më dëgjuar ndërsa unë ju dëgjoiva dhe më vjen keq t’ju them se ju flisni me vete dhe për vete, ashtu sic keni bërë për shumë vite duke I marrë shqiptarët për budallenj. Prapë tani që flasim në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete e ju thuhet shqiptarëve që flitet për ta. Askush në Bruksel as në Paris dhe as në Hagë nuk është kundër Ballkanit të Hapur, është e vërtetë që gjithkush thotë që Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Unë nuk hyj në garë as me ju dhe askënd se me kë është Amerika po Europa sepse është një garë si ato filmat me topa lecke. Të kujtohet ai filmi që thoshte ai: O guri ata do na rrahin?
Pra ka rëndësi se cfarë do bëjmë ne për vendin tonë dhe cilat janë interesat e Shqipërisë. Doni apo nuk doni ju Ballkani Hapur do të vazhdojë sepse është në intersin e shqiptarëve që na e kanë besuar neve.