Gjatë vizitës së tij në SHBA, me ftesë të Hillary Clinton në shenjë falenderimi për strehimin e shtetasve afganë pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga ana e talebanëve, Rama ka vizituar edhe universitetin e Miçiganit ku njofton arritjen e një marrëveshje.
Ai tha se ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes këti universiteti dhe Univesritetit Bujqësor të Kamzës dhe shtoi se kjo gjë kishte ndodhur falë disa profesorëve afganë të cilët ishin strehuar në Shqipëri.
Fjala e kryeminsitrit, Edi Rama:
Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij universiteti prestigjioz në SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë, por jo vetëm. Kemi firmosur marrëveshje mirëkuptimi dhe presim në fillim të vitit të ardhshëm të kemi një vizitë puna për të parë si mund të ecim më tej për të krijuar një tjetër mundësi studentëve tanë që të mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe mësimdhënien më të lartë si në universitet më të mira të botës. Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij universiteti në Afganistan që ne i kemi strehuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi hapur një derë të re me miq e partnerë të rinj që do sjellin në Shqipëri më shumë dije e mundësi për të rinjtë tanë.