Warning: Attempt to read property "child" on null in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 45
Warning: Attempt to read property "child" on null in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 25

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të mjedisit në qeverinë e Edi Ramës, Lefter Koka, i cili ra në pranga me urdhër të SPAK. (lexo lajmin)
Basha tha se Koka nuk është peshku i madh, dhe se pas tij fshihet vetë Edi Rama, dhe Damian Gjiknuri apo Arben Ahmetaj.
Lulzim BASHA:
Arrestimi i sotëm i Lefter Kokës, është një tjetër provë që fakton denoncimet e PD-së. Ishte PD ajo që denoncoi në vitin 2018 për 400 milionë eurot që u janë zhvatur taksapaguesve shqiptarë. Arrestimi i ministrit të Ramës vërteton akuzat tona.
Ne e dimë që ky nuk është peshku i madh, emrat e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj afere janë të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe dy kryebashkiakëve të tjerë surrogato. Nuk mund të themi që është një ditë triumfi për drejtësinë, por është ndoshta fillimi i një procesi. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që është arrestuar sot.
Për këtë çështje është ngritur edhe Komisioni Hetimor, për të cilin i ka zënë frika.
Po tregohet qartë që me refuzimin për t’u përgjigjur në kohë me dokumentet e kërkuara, fajtorët janë vetëzbuluar. Ky është moment për t’u thënë se kjo betejë do vazhdojë dhe pavarësisht prej vullnetit të plotë apo jot ë drejtësisë të cilët i kërkoj të fillojë nga me arrestimin e kokave dhe jot ë kënaqet me arrestimin e personave që kanë qenë pjesë e korrupsionit.
Nuk do ndalemi deri kur të zbulohen të gjitha këto. E dimë mirë që janë rritur taksat e pastrimit dhe janë sjellë ndotje më të mëdha sepse e gjithë skema e incirenatorëve është ndërmarrë për këtë arsye.
Dua ta them qartë se pa shkuar tek peshqit e mëdhenj, gjithçka do mbetet një farsë dhe e nxis drejtësinë kur ka hedhur këtë hap të parë, mos të ndalet me kaq por të shkojë menjëherë tek autorët që e kanë bërë këtë gjë. Sot është dita kur Edi Rama është arrestuar, kur Edi Rama, Erion Veliaj dhe të procedohen sipas ligjit sepse pa ta Koka nuk do mund të vepronte.
Është arrestuar me urdhër të SPAK ish-ministri i Mjedisit nga radhët e LSI-së Lefter Koka.
Burime bëjnë me dije për Fax News se forcat operacionale kanë mbërritur paraditen e sotme në Durrës, dhe kanë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Kokën, të cilit pritet që ti komunikohet dhe masa e arrestit.
Përveç Kokës burimet saktësojnë se ka dhe disa persona të tjerë të shoqëruar, të cilëve në vijim pritet që t’iu komunikohet edhe akuza.
Lefter Koka u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, por dha dorëheqjen më pas, pa shkelur asnjë ditë në Kuvend.
Koka duket se ka qenë në dijeni të hetimeve të SPAK, dhe për këtë shkak dha dorëheqjen, ndërkohë që emri i tij ka qenë i kallzuar nga vetë LSI.
Arrestimet kanë të bëjnë me tre inceratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Vazhdon operacioni lidhur me këtë çështje. Ndërkohë sipas burimeve masat janë dhënë në mungesë dhe janë miratuar nga gjykata e posaçme.
Paraprakisht Fax News mëson se akuza e ngritur ndaj Lefter Kokës është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.
Hetimet për dosjen që çoi në pranga Kokën janë kryer nga prokurori Klodian Braho.