Autoritetet gjermane po veprojnë kundër personave që kërcënojnë me vrasje dhe përhapin urrejtje në rrjetet sociale. Në Saksoni janë bastisur shumë objekte, pas zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit Kretschmer.
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë, Michael Kretschmer në rrjetin social Telegram, policia në Dresden ka filluar bastisjet. Në aksione janë të përfshira edhe forcat speciale të Policisë Kriminale Shtetërore (LKA), kumtoi policia në Twitter. Deklaratat e anëtarëve të një grupi në rrjetin Telegram kanë sinjalizuar mundësinë e përgatitjes së sulmeve me armë ndaj kryeministrit Kretschmer. Sipas një zëdhënësi të LKA, objektet që janë vënë në shënjestër të bastisjeve janë kryesisht apartamente dhe vendbanime në kryeqytetin e Saksonisë.
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë, Michael Kretschmer në rrjetin social Telegram, policia në Dresden ka filluar bastisjet. Në aksione janë të përfshira edhe forcat speciale të Policisë Kriminale Shtetërore (LKA), kumtoi policia në Twitter. Deklaratat e anëtarëve të një grupi në rrjetin Telegram kanë sinjalizuar mundësinë e përgatitjes së sulmeve me armë ndaj kryeministrit Kretschmer. Sipas një zëdhënësi të LKA, objektet që janë vënë në shënjestër të bastisjeve janë kryesisht apartamente dhe vendbanime në kryeqytetin e Saksonisë.
Kërcënimet në Telegram
Sipas një raporti të Televizionit të Dytë gjerman ZDF, kërcënimet me vdekje dhe planet për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë u shfaqën në rrjetin Telegram, e këto kërcënime ndërlidhen me debatet e fundit për vaksinimin me detyrim kundër virusit Corona. Prokuroria e Përgjithshme Publike në Dresden dhe Zyra për luftimin e kriminalitetit në Saksoni kanë nisur hetimet pas publikimit të këtyre kërcënimeve. Qendra Policore për Mbrojtjen nga Terrorizmi dhe Ekstremizmi ka kryer tanimë bastisjet e para, si pjesë e hetimit të kërkuar nga prokuroria publike, nën dyshimet e përgatitjes së një sulmi të rëndë dhe të të rrezikshëm për shtetin.
LKA ka njoftuar javën e kaluar se dyshimet bazohen tek shkrimet e një grupi chat në Telegram të quajtur “Dresden Offline Networking”. “Në komunikimin e tyre dhe në bisedat në takime të filmuara fshehurazi, e ndonjëherë edhe hapur në zonën e gjërë të Dresdenit, janë regjistruar edhe deklarata mbi planet për vrasje”, të Kretschmer dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë së landit të Saksonisë. Kërcënimet kanë shkaktuar zemërim te politikanët. Vetë politikani i CDU-së Kretschmer ka theksuar: “Duhet të marrim të gjitha masat ligjore kundër gjërave të tilla. Njerëzit që mbajnë poste publike nuk duhet të kenë frikë të thonë mendimet e tyre dhe të bëjnë punën e tyre”.
Shqyrtohen mundësitë për masa kundër rrjetit social Telegram
Qeveria e re federale aktualisht po shqyrton mundësinë e masave edhe më të ashpra kundër shërbimeve të mesazheve që përdoren për të përhapur urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) njoftoi në këtë kontekst veprime më të ashpra kundër rrjetit Telegram, i cili aktualisht nuk mbulohet me rregullat e ligjit për kontrolle në rrjete. Nga shkurti i vitit të ardhshëm, ky ligj parashikon një detyrim të përgjithshëm për operatorët e rrjeteve sociale që të raportojnë në Zyrën Federale të Policisë Kriminale përmbajtje kriminale nga fusha e krimit dhe nxitja e urrejtjes. Aktualisht ka interpretime të ndryshme lidhur me këto rregulla ligjore.
Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) bëri thirrje për veprime të ashpra kundër rrjetit Telegram – deri në bllokimin e ofertave të këtij rrjeti në Gjermani. “Së pari duhet t’i bëhet një kërkesë e qartë Telegramit për të eliminuar urrejtjen dhe nxitjet dhe kjo duhet të rregullohet me ligj”, tha Söder nga Augsburger Allgemeine. “Nëse ky shërbim prapë nuk pranon të ndihmojë, atëherë ka edhe mënyra për të bllokuar punën e tij”, theksoi ai. “Liria është një e mirë qendrore, por nuk ka kuptim të kemi liri të pakufizuar për armiqtë e lirisë”./DW