18:07 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja Shqipëri – Britani e Madhe, Çuçi jep detaje: Lufta kundër emigracionit të paligjshëm rrit sigurinë!

11:32 | 16/12/2021
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja Shqipëri – Britani e Madhe, Çuçi jep detaje: Lufta kundër emigracionit të paligjshëm rrit sigurinë!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zbuluar detaje të marrëveshjes mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë për migracionin e parregullt.

Nga foltorja e Kuvendit, Çuçi tha se kjo marrëveshje do të rritë bashkëpunimin në fushën emigracionit të paligjshëm, e cila sipas tij, do të japë efekt për parandalimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas ministrit shqiptar, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Shqipëria dhe Britania do të forcojnë bashkëpunimin dhe rritin sigurinë e brendshme.

Fjala e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në seancën plenare:
“Marrëveshja që kemi sjell sot nuk është diçka e re, ne kemi pasur marrëveshje bilateriale me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut që prej vitit 2003 për sa i takon riatdhesimit, por zhvillimet ndërkombëtare me dinamika të ndryshme lindën nevojën e rinovimit të këtij instrumenti juridik dhe kryesisht kjo marrëveshje vjen edhe si propozim i Qeverisë Britanike në kuadër të daljes së saj nga Bashkimi Evropian.
Kjo marrëveshje është hartuar duke u bazuar në “modelin komunitar”, në frymën e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, në pajtim me legjislacionin kombëtar të të dy shteteve, pa paragjykuar angazhimet e tyre të mëparshme, bazuar në marrëveshjet dypalëshe, shumëpalëshe me vendet e treta, duke respektuar parimet dhe rregullat e shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat personale.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshje të dy vendet tona zotohen për ngritjen e një kuadri të përbashkët ligjor operacional mbi çështjet e lartpërmendura, në përputhje me kërkesat dhe normat e së drejtës ndërkombëtare dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shqipëria dhe Britania e Madhe do të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në lidhje me luftën kundër fenomenit të migracionit të parregullt. Të dy vendet tona do të zhvillojnë bashkëpunim teknik dhe operacional në fushën e menaxhimit të migracionit të parregullt dhe sigurisë së brendshme.
Kjo marrëveshje në vetvete nuk është një legjislacion për të përafruar legjislacionin shqiptarë me atë të BE, por është në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi vendas dhe atë ndërkombëtar. Nënshkrimi i saj është në kuadër të përmbushjes së prioriteteve të qeverisë shqiptare në luftën kundër fenomenit të migracionit të parregullt.

Të nderuar kolegë,
Garantimi i migracionit të sigurt dhe të rregullt nga, përmes, dhe drejt Shqipërisë, fenomen i cili ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë e brendshme të vendit, sigurinë e fqinjëve por edhe më gjerë në mbarë BE, mbetet një nga objektivat tanë kryesorë në fushën e çështjeve të brendshme. Fenomemi i imigracionit të parregullt, si kërcënim kryesor i sigurisë, shoqërohet dukshëm me vepra kriminale si trafikimi i qënieve njerëzore, kondrabandimi i emigrantëve, përdorimi në masë të gjërë i dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit si dhe lëvizja e individëve të përfshirë në akte terroriste apo ekstremisht të dhunshëm.

Në qershor 2019 ne miratuam Strategjinë Kombëtare për Migracionin dhe Planin e Veprimit (2019-2022), ndërsa në dhjetor 2020 u miratua Strategjia Ndërsektoriale e Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021-2027 shoqëruar me një Plan Veprimi 2021-2023.
Vizioni dhe masat e parashikuara në këto dokumente strategjikë janë ambiciozë dhe nëpërmjet tyre synohet t’u jepet përgjigje sfidave dhe të përballohen nevojat e identifikuara.
Megjithatë siç e pata shprehur edhe në takimin me homologen time në Britani pak javë më parë, ku isha për një vizitë zyrtare, emigracioni i jashtëligjshëm, kurrsesi nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit të ligjshëm. Kërkova prej saj të rishikojë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizje sezonale. Të them të drejtën, më erdhi mirë që gjeta një mirëkuptim duke më shprehur gjithashtu edhe homologia, angazhimin për të bërë gjithçka që duhet për integrimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
Në marrëveshjen që kemi sjell sot në Kuvend, janë parashikuar rregullat dhe parimet mbi të cilat do të zbatohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, rastet e bashkëpunimit sipas kërkesës, por edhe rastet e bashkëpunimit pa kërkesë, duke filluar që nga mënyra e aplikimit për ripranim, kostot e transportit e deri mbrojtja e të dhënave personale apo veprimet që ndërmerren në rastet e ripranimeve të gabuara.
Për realizimin e Marrëveshjes, palët do të lidhin sigurisht një protokoll-zbatimi të saj, që do të përcaktojë rregulla mbi përcaktimin e autoriteteve kompetente, pikat e kalimit kufitar, shkëmbimin e pikave të kontaktit, kushtet për kthimet e shoqëruara, kalimet tranzit të shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi. Marrëveshja parashikon verifikimin dhe identifikimin e shtetasve subjekt kthimi/ripranimi, duke komunikuar çdo informacion për ta, duke konsultuar bazën e të dhënave vetëm për qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Shërbimet kompetente të policive kufitare të palëve të ndërsjellta, do të ndjekin dhe forcojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e menaxhimit të situatave migratore të parregullta, bashkëpunim i cili do të konsistojë në, analizën e flukseve migratore, shkëmbimin operacional të informacionit dhe ripranimet. Do të shfrytëzohen praktikat më të mira dhe do të krijohen praktika të reja me asistencë operacionale reciproke në fushën e migracionit të paligjshëm.
Në përfundim shpreh bindjen se rinovimi i kësaj marrëveshjeje pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, është një instrument i rëndësishëm dypalësh për të adresuar flukset migratore në një kontekst krejtësisht të ri. Ftoj të gjithë kolegët, përfshi edhe kolegët e opozitës që ta votojnë këtë ratifikim të kësaj marrëveshje.
Faleminderit.

Pas

Arrestimi i Lefter Kokës/ Basha publikon videon: Koha na dha të drejtë!

Para

Vllaznia merr vendimin ekstrem, shkarkon trajnerin pas rezultateve të dobta

Para
Vllaznia merr vendimin ekstrem, shkarkon trajnerin pas rezultateve të dobta

Vllaznia merr vendimin ekstrem, shkarkon trajnerin pas rezultateve të dobta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

Gjenevë/Zyrtar iranian: Propozimet e BE-së nuk janë të zbatueshme

Mallakastër, dëme të rënda nga breshëri, banorët: Na u shkatërrua gjithë mundi

Zelensky: Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false / Arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Aksident në aksin Fier–Levan, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllë tensioni të lartë(PAMJET)

Lushnje/ Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë

Erdogan takim me ministrin e Jashtëm iranian, ofron që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet Teheran-SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.