Kryeministri Edi Rama është vendosur në rolin e analistit mbrëmjen e sotme gjatë një interviste në Zone e Lirë, ku hoqi kollaren dhe filloi të komentojë madje dhe veten e tij.
Gjatë një debati me analistin Arjan Curri, Kryeministri Rama në një moment thotë ‘lëre more Ramën ai është i pandreqshëm’.
Devbati kishte të bënte me deklaratëat e Andi Bushatit për situatën në PD. Rama tha se Bushati është revolucionar në tentativë, ndërsa Curri iu përgjigj duke i thënë se Rama disa analistë ka arritur t’i mllefosë.
DEBATI
Rama: Ju i fryni kësaj histori, pa asnjë provë. Është komplet estradë, të tallesh me ata që të kanë dhënë besim. Mirë si kryeministër po as si analist s’më lë të flas. Këtu s’ka lidhje e vërteta. Këtu është lojë pasqyrash për të ndikuar sa më shumë te ata që janë të dëshpëruar. Ata janë njëlloj të dëshpëruar me të dy. Janë si brava me ccelsin. Tani brava është ndrruar dhe nuk kanë mundësi të komunikojmë me njëri tjetrin. Ai mendon se vetëm kaosi, dhuna heq regjimin. Bushati ështe revolucionar në tentativë që shkon pas revolucionarëve imagjinarë.
Curri: Bushati nuk e ka aspak me kryeministrin, por është i mllefosur me kryeministrin. Meqënesë nuk e kemi këtu kryeministrin, unë dua të them se ai disa analistë i mllefos. I them kolegëve kujdes. Para se kryeministri të vinte në pushtet, disa si Bushati i qëndronin shumë afër. Ai me dinakëri i la të kuptonte se nëse do ta ndihmonin kur të vijë në pushtet do të përfitonin dhe ata. E kanë këtë mllefin, gati deri në urrejtje.
Rama: Ka një të vërtetë tjetër i dashur koleg. Lëre Ramën more tani, Rama është i pandreqshëm. Nuk ka rëndësi kush ka më shumë. Rëndësi ka se askush nuk ka legjitimitet. Është dhe ajo rruga atje që nuk u zbardh kurrë. Janë të lidhur me ngjarjen e rëndë të detit, dhe me 21 janarin. Janë 3 ngjarje të rënda që po kthehhen në sytë e opinionit publik. Po bëjnë cicmice kush e kishte fajin. Është dhe marrëdhënia at e bir. Janë të dy palët në gënjeshtër të madhe.
(E.H/Faxweb.al)