Komisioni i Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë ka ngritur alarmin për cedimin e sigurisë në burgjet italiane pasi të burgosurit kryesisht për trafik droge arrijnë të fusin armë, thika dhe drogë në qelitë e tyre.
Sipas zëdhënëses, të Komisionit të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë Maricetta Tirrito, të burgosurit arrijnë të fusin drogën dhe armët përmes dronëve që ua sjellin bashkëpunëtorët e tyre nga jashtë.
“Sistemi italian i burgjeve po shfaqet goxha problematik. Burgjet duhen vendosur në sitë pasi aty po diskutohet vazhdimisht se si hyjnë armët. Kanë kaluar pesë vjet dhe alarme të tilla janë shpërfillur veçanërisht në përdorimin e dronëve me atë të cilëve futen në qeli drogë, celularë dhe armë, ashtu siç ka ndodhur edhe Frosinone. Dhjetëra fluturime me dron që gumëzhinin çdo javë, kryesisht natën, dërgonin thika, aparate celularë, heroinë duke ua lënë në duart e të burgosurve që i presin e dritaret e tyre. Po ashtu kanë futur në qeli edhe një gjysmë-automatik të kalibrit 7.65”, deklaroi Maricetta Tirrito, zëdhënëse e Komisionit të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, e cila iu referua episodeve të fundit të ndodhura në burgun e Frosinones, shkruajnë mediat italiane.
Por problemi është më i gjerë ngjarje të tilla po ndodhin edhe në San Vittore në Milano, më pas Palermo, por edhe Trapani, Poggio Reale; dhe ende Agrigento, Cagliari, Bari.
“Nuk është vetëm çështja e mbipopullimit për të treguar plagët e një sistemi që tani rrjedh nga të gjitha anët, por një pamundësi për ta kontrolluar, brenda dhe jashtë mureve atë. Një i burgosur arriti të fusë në qeli një armë, duke kërcënuar gardianin e burgut, për të marrë çelësat e dy qelive që ai nuk mund t’i hapte. Më pas, përmes të çarës, ai qëlloi ndaj tre personave një shqiptari dhe një italiani, duke përfshirë Gennaro Esposito, një figurë e njohur e trafikut të drogës”, shprehet më tej ajo.
Maricetta Tirrito thekson se situata në disa prej burgjeve italiane mbetet problematike dhe rrezikon të krijojë kaos dhe ngjarje të dhunshme.
“Mungesa e strategjisë në menaxhimin e burgjeve – vijon Tirrito – është evidente. Përveç ‘sigurisë, gjithçka mbërrin në qelitë e burgut dhe ekziston rreziku që të ndodhin ngjarje tragjike. Kjo është arsyeja pse ne ndjemë nevojën për t’i shkruar një letër të hapur ministrit Cartabia . Me kritika të ashpra, por edhe me zgjidhje të menjëhershme, të zbatueshme dhe me kosto të ulët. Letër që shpresojmë të mos kalojë pa u dëgjuar”, thekson zëdhënësja e Komisionit të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.