Grupet kriminale që operojnë në trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt Shqipërisë fshihen pas sasisë së kapur në kontenierët e firmës së bananeve gjatë pasdites së djeshme në Vaqarr.
Dyshohet se një sasi e madhe kokaine është marrë në Itali, ku ka dyshime se sasia e marre nga atje është shumë herë me e madhe se 119 kg që u gjendën aty mëngjesin e kësaj të enjtjeje.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e personave që ndaluan kamionin, në Romanat, ku përveç marrjes në pyetje të shoferit dhe administratorit janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie e po bëhet kqyrja e tyre.
Ndërsa përsa i përket ngarkesës edhe pse ajo u fut në skaner, ajo doli e pastër e për këtë po hetohet procedura se pse skaneri nuk kapi 119 kg kokainë të gjetura dje.
Policia dyshon se një sasi e madhe droge është marrë në Itali nga konteineri që vinte nga Ekuadori nga një grup kriminal që kishte dijeni mbi prezencën e lëndës narkotike aty. Nuk dihet ende se sa ka qenë totali i kokainës në konteiner dhe pse grupi në fjalë nuk ka marrë të tërën.
Po ashtu, policia dyshon se edhe kontrolli nga persona të paidentifikuar i konteinerit në Romanat të Durrësit është bërë për të gjetur kokainën, për të cilën ata kishin dijeni. Sipas informacionve në Itali janë marrë dhjetra kuti me banane, çka hedh dyshimet se sasia e drogës ka qenë e komsiderueshme.
Por deri më tani të vetmit në pranga janë shoferët dhe administratori (Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu) dhe asnjë trafikant, apo person që ka pasur dijeni për drogën.
Sipas burimeve të Fax News, shoferët dhe administratori kanë mohuar se kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, madje ka qenë vetë firma që ka denoncuar rastin pasi janë ndaluar nga personat e paidentifikuar në Romanat.
(E.K/Faxweb.al)