Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të shkojë në Prokurori që nesër për të dhënë dëshminë e tij për protestën e 8 janarit.
Kjo ishte përgjigja e ish-Kryeministrit teksa u pyet në Euronews për lajmin se Lulzim Basha dhe Sali Berisha mund të thirren në prokurori për t’u pyetur për protëstën.
“Që nesër të më thërrasë. Ata janë të kapur të gjithë. Prokuroria, policia janë të kapura. E dimë që përdhunues, vrasës, trafikantë janë në seli dhe nuk urdhëronte të kapeshin. Unë për hir të ligjit do shkoj dhe do them fjalët e mija, që nesër“, deklaroi Berisha.
Pjesë nga biseda
Pyetje: Kur do jetë protesta e radhës?
Berisha: Po përgatitet dhe do njoftohet së shpejti. Do përgatitje. Nuk është protesta qëllim në vetvete. Protesta është për të ccliruar tempullin nga bandat e pengut të Edi Ramës.
Pyetje: Ku do i bëni mbledhjet, në kafe?
Berisha: Po i studiojmë të gjitha.
Pyetje: Protesta e radhës?
Berisha: Do jetë paqësore. U plagosen 12 protestues dhe nuk u godit asnjë nga bandat apo policët. Ne do shkojmë paqësisht. Nëse e quan hapjen e derës dhunë…Ta mbajë derën hapur dhe të shohim nëse leviz gjëja më e vogël. Anëtarësia e PD-së ka vendosur për një garë të hapur për kryetar. Aktualisht nuk ka kryetar.
Pyetje: 22 marsi?
Berisha: Ka filluar puna. Fitoret vijnë me etapa. Edi Ramës tani i ka mbetur gazi. Ne jemi lëvizje paqësore.
Pyetje: Policia mund të dalë pa nisur akoma protesta? Skenari tjetër?
Berisha: Mund të ndalojnë protestat por ne nuk na ndalin dot. Nëse mendojnë se ne jemi paqësore por ata veprojnë kafshërisht, duke helmuar qindra qytetarë me një urrejtje patologjike. Te kisha mau dhe grupit na hodhën gaz. Një urrejtje e tmerrshme. Qëllimi kryesor është vendosja e pluralizmit politik.
Pyetje: Prokuroria do t’ju thërrasë?
Berisha: Që nesër të më thërrasë. Ata janë të kapur të gjithë. Prokuroria, policia janë të kapura. E dimë që përdhunues, vrasës, trafikantë janë në seli dhe nuk urdhëronte të kapeshin. Unë për hir të ligjit do shkoj dhe do them fjalët e mija, që nesër.
(E.H/Faxweb.al)