12:00 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha përjashton në orën 3 të mëngjesit Sali Berishën dhe 7 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, pezullim për më pak ‘rebelët’

07:35 | 11/01/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krisje mes Bashës dhe Berishës pas ”non grata”-s nga SHBA? Këto foto i thonë të gjitha

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 7 prej anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Mësohet se vendimi është marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mbledhjen e Kryesisë që zgjati për disa orë në seli.

Burimet saktësojnë se mbledhja e nisur pasditen e djeshme rreth orës 18:30 ka përfunduar vetëm rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të Fax News anëtarët e komisionit të rithemelimit që janë përjashtuar janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Kryesia ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Ivi Kaso, Mimoza Hajdarmataj, Genc Pollo, Genc Deromemaj, Eno Bozdo, Ervin Minallori, Rigers Muçollari dhe Bledi Himçi.

Pritet që ky vendim i kryesisë të kalojë më pas për miratim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD-së u zhvillua nën masa ”të rrepta”, ku Lulzim Basha iu kërkoi të gjithë të pranishmëve që të hiqnin telefonat në mënyrë që të mos kishte rrjedhje jashtë të informacioneve.

Derimë tani precedenti ka treguar se Lulzim Basha ka shumicën e votave në Këshillin Kombëtar, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga Berisha për këtë vendim të marrë nga Kryesia.

Me shumë gjasë ai nuk do të njihet, sa kohë që Kuvendi i thirrur nga Berisha në 11 Dhjetor, pretendon se e ka shkarkuar këtë kryesi, dhe ka ndryshuar statutin e partisë.

U hoqën telefonat/ Basha 3 orë i ngujuar më Kryesinë brenda PD-së, priten vendime të forta…

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë në Europë që nga fillimi i pandemisë

Para

Rritje e lehtë e Euros dhe Paundit Britanik, njihuni me këmbimin valutor për sot

Para
Rritje e lehtë e Euros dhe Paundit Britanik, njihuni me këmbimin valutor për sot

Rritje e lehtë e Euros dhe Paundit Britanik, njihuni me këmbimin valutor për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.