Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për emërimin e tre anëtarëve të komisionit të Përzegjedhjes për TND-në (Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues).
Mandati I tyre do jetë 5 vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë. Konkretisht janë miratuar propozimet për emërimin e:
1. Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
2. Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
3. Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.
Njoftimi i Plotë:
V E N D I M PËR EMËRIMIN E TRE ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-NË (Trupa e Nivelit të Lartë Drejtues)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin e tre anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në, si më poshtë vijon:
1. Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
2. Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
3. Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA