Athletic Bilbao ka eliminuar Barcelona-n nga Kupa e Spanjës pas 120 minutash lojë.
Baskët kanë fituar 3-2 në San Mames falë një penalltie të realizuar nga Muniain në fundin e shtesës së parë. Një penallti e dhënë pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë së katalanasve.
Koha e rregullt është mbyllur 2-2. Për vendasit kanë shënuar Muniain (2′) dhe Martinez (86′), ndërsa për miqtë Torres (20′) dhe Pedri (90+3′).
Lajmi tjetër i keq për skuadrën e Xavi-t ka ardhur në fillimin e shtesë së parë, kur Ansu Fati ka lënë fushën në lot për shkak të një dëmtimi tjetër.
Discussion about this post