Erald Mejdani është 35-vjeçari nga Mallakastra i cili prej datës 8 janar ka humbur kontaktet me familjarët.
Komshinjtë tregojnë si e njohin të riun që është shpallur në kërkim nga policia. Një i moshuar fqinj me familjen e Erald Mejdanit tregon se i riu ishte i martuar me një fëmijë dhe jetonte mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Ai kishte probleme me gruan si duket, e çoi një herë në Berat se nga Berati janë ata. Këtu ai ka shtëpinë e prindërve, ai djali ishte emigrant në Greqi, ishte edhe në Francë se kishte motrën andej të sëmurë dhe më pas i vdiq edhe ajo. U trondit shumë. Është shumë e vështirë, ai një ditë do dalë por ishte djalë shumë i mirë dhe familje shumë e mirë, por këto gjëra ndodhin, nuk di cfarë të themi”, thotë një komshi i 35-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.