Erzen Laci, ish-kandidat për deputet në Durrës, ka folur këtë të shtunë jashtë ambienteve ku po zhvillon nëj takim kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Ai është shprehur se personat që janë me Bashën sot janë njerëz të paguar, ndërsa demokratët e vërtetë janë aty në shesh duke protestuar.
Ndër të tjera ai theksoi se PD e vërtetë do të fitojë zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, dhe nëse nuk fitojnë atëherë faji është vetëm i Lulzim Bashës.
“Këta që shihni me Lulzim Bashën nuk përfaqësojnë qytetin e Durrësit. Ata vijnë lart e poshte me pagesë. PD është kjo që është këtu. PD do fitojë zgjedhjet e 6 marsit dhe do sjellim ndryshimin në Shqipëri. Do të jemi më të fortë dhe do ta shihni në datë 6 mars. Nëse humbim faji është i Lulzim Bashës”, tha ai.
(E.H/Faxweb.al)