Ledjon Mziu:
“Ditën që më kanë prishur shtëpinë, kam marrë prangat dhe jam vet-prangosur në tarracën e shtëpisë. Ishin pranga plastike. Unë zotëroj dhe një video ku shihen 11 punonjës policie që më kanë arrestuar e dhunuar. Nuk e kuptoj se përse 11 punonjës policie nuk mund të bëjnë shoqërimin normal të një personi. Jam futur në banesë dhe kam nxjerrë me dhunë nënën time, motrën, vëllain jo, sepse unë kam tre qen një shtëpi dhe vëllai nxori qentë që të mos iu sueshin efektivëve të policisë.
E kam parë veten në video se si më kanë dhunuar. Kallëzimin penal e kam gati, por nuk kam bërë akoma, jemi shumë të tronditur të gjithë si familje, kemi përfunduar në psikolog, kemi kërkuar momente qetësie, më pas do të japim deklarimet tona në prokurori. Nëna ime u tha atyre të FNSH-së, nuk kemi nevojë për këto skafandra sepse ne jemi me duar në xhepa, siç e shikoni”