09:00 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Britania paralajmëron Rusinë: Hiqni dorë nga pushtimi i Ukrainës ose …

15:11 | 31/01/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Britania paralajmëron Rusinë: Hiqni dorë nga pushtimi i Ukrainës ose …

Britania i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të tërheqë trupat ushtarakë në kufi me Ukrainën dhe gjithashtu të heqë dorë nga idea e ndonjë pushtimi të mundshëm, duke paralajmëruar se në rast të një sulmi, Rusia do të përballet me sanksione ndaj kompanive dhe personave që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kërcënimi për vendosjen e masave të tilla, do të përbënte një sulm ndaj bizneseve ruse.  Ai e cilësoi paralajmërimin e Britanisë “shumë shqetësues” dhe tha se deklarata të tilla minojnë atraktivitetin e investimeve të Britanisë dhe do të dëmtonin gjithashtu kompanitë britanike.

“Nuk ndodh shpesh që të shihni apo dëgjoni kërcënime të tilla të drejtpërdrejta që synojnë biznest, tha Peskov. “Diçka e tillë nënkupton masa hakmarrëse dhe këto masa do të zbatohen  vetëm nëse është e nevojshme.”

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991, Londra është bërë qendra kryesore globale e biznesit për shumë  nga ish-republikat sovjetike. Kundërshtarët e Putinit i kanë bërë vazhdimisht thirrje Perëndimit që të ashpërsojë masat ndaj bizneseve ruse, megjithëse oligarkët dhe zyrtarët rusë vazhdojnë të tregojnë pasurinë e tyre në destinacionet më luksoze të Europës, raporton abcnes.al

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të  udhëtojë në Ukrainë, dhe të zhvillojë një bisedë telefonike me Putin.

“Ajo që do t’i them presidentit Putin, siç e kam thënë më parë, është se ne të gjithë duhet të tërhiqemi nga kufiri i Ukrainës dhe mendoj se Rusia duhet ta bëjë sa më shpejt, u tha Johnson gazetarëve.

Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë përgatitur një listë të elitave ruse dhe të personave të  rrethit të ngushtë të Putinit për vendosjen  e sanksioneve ekonomike. Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur paketa specifike sanksionesh për të dy elitat ruse që plotësojnë kriteret dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe këto përpjekje po ndiqen në koordinim me aleatët dhe partnerët e SHBA-së, tha zyrtari.

Rusia nga ana tjetër ka mohuar zërat se po përgatitet për të sulmuar Ukrainën dhe po kërkon garanci të sigurisë, duke përfshirë një premtim nga NATO për të mos lejuar kurrë që Kievi të bashkohet me aleancën. Qeveria britanike do të prezantojë legjislacion të ri këtë javë për të zgjeruar fushën e sanksioneve që mund të zbatojë ndaj Rusisë në përpjekje për të penguar agresionin ndaj Ukrainës, tha të dielën Sekretarja e Ministrisë së Jashtme Liz Truss, raporton abcnes.al

Ajo tha se Londra duhet të jetë në gjendje të synojë “çdo kompani që ka interes për Kremlinin dhe regjimin në Rusi.”

Duke vizituar Hungarinë, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben allace tha se ishte e rëndësishme që situata të vihej në kontroll sa më shpejt pasi një luftë do të çonte në paqëndrueshmëri më të madhe, çmime më të larta të karburantit dhe flukse emigrantësh.

Në listën e sanksioneve janë gjashtë persona që Britania theksoi se janë të afërt me Putin: biznesmenët Yuri Kovalchuk, Arkady Rotenberg dhe Nikolai Shamalov, ish-oficeri i KGB-së Sergei Chemezov, Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus Nikolai Patrushev dhe shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) Alexander Bortnikov.

Sanksionet do ti japin mundësinë Britanisë të ngrijë asetet individuale dhe të ndalojë hyrjen e këtyre individëve në Mbretërinë e Bashkuar.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

U bullizua për videon e publikuar në Tik-Tok, mësuesi shpërthen në lot: I thashë vëllait mos trego se ç’më ke

Para

LSI në krah të Berishës: Deputeti Basha që mashtroi 10 vite, tani është tmerruar nga “primaret”, po na provokon

Para
LSI në krah të Berishës: Deputeti Basha që mashtroi 10 vite, tani është tmerruar nga “primaret”, po na provokon

LSI në krah të Berishës: Deputeti Basha që mashtroi 10 vite, tani është tmerruar nga "primaret", po na provokon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.