Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas ku dy nëna braktisën 6 fëmijët e tyre dhe i lanë në mjerim absolut. Siç raportojnë mediat e huaja, fëmijët u gjetën të mbuluar nga papastërtitë dhe të uritur, aq sa 1 vjeçari kishte nisur të konsumonte jashtëqitjen e tij.
Riccy Padilla-Hernandez, 28 vjeç dhe Yures Molina, 34, të dyja nga Houston, u akuzuan për rrezikimin e jetës së fëmijëve pasi fëmijët – të gjithë nën moshën 10 vjeç – u gjetën duke jetuar në kushte të mjera, thanë hetuesit.
Fëmijët e Padilla-Hernandez ishin të moshave 2, 3 dhe 7 vjeç dhe fëmijët e Molinës ishin të moshës 1, 8 dhe 9 vjeç. Është e paqartë nëse dy gratë ishin mikesha apo të afërme, megjithatë ato jetonin nën të njëjtën çati.
Fëmijët u zbuluan të mërkurën pasi një pastrues raportoi në polici se vajza 2-vjeçare e Padilla-Hernandez po endej pranë një pishine në pronë.
Të dy nënat pritet të dalin para gjykatës ditën e hënë, ndërsa fëmijët u vendosën në kujdestarinë e Shërbimeve Mbrojtëse të Fëmijëve.