Deputetja e PD-së Greta Bardeli në konferencë për shtyp tha se kryeministri Rama ka marrë 300 mijë euro nga qytetarët shqiptarë për projektin e Këshillimit Kombetar.
Bardeli theksoi se vendi ynë renditet si më i varfri në rajon pasi qeveria e Ramës ka vepruar me të gjitha format për të grabitur paratë e shqiptarëve.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon, ky është një fakt i konfirmuar nga çdo raport ndërkombëtar. Rreth një e treta e qytetareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë. Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të energjisë. 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri. 50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre. 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë.Çfarë bën kryeministri i skandalit të inceneratorëve në këto kushte? Po iu merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë.
I ashtuquajtur Këshillim Kombëtar për interesat e tij, thjeshtë do të sherbejë për te grabitur dhe taksa të tjera të shqiptarëve! Posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese. Agjencia e Bashkëqeverisjes ose me saktë e propagandës në Kryeministri, po harxhon disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.
Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës. 300 mijë euro deri tani per propagande, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare. 500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD per Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që skanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje. Miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhetimet e tij me charter.
Përdoren paratë e shqiptarëve për propaganda, për udhetime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit. Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilen duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij.
Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
Discussion about this post