17:32 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Pusho moj pusho, ju kishte munguar Ermonela, ja u kthye nga pushimet’, plas keq në Komision, Tabaku: Qetësohu, mblidh veten!

11:10 | 21/02/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Pusho moj pusho, ju kishte munguar Ermonela, ja u kthye nga pushimet’, plas keq në Komision, Tabaku: Qetësohu, mblidh veten!

Tensione të forta në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Kjo pasi Partia Socialiste, përmes Ermonela Felajt, deklaroi se do të dërgojë në SPAK kryetaren e Komisinit Hetimor Parlamentar Jorida Tabaku, pasi sipas tyre ka tentuar që të ushtrojë ndikim te kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Me kërkesë të saj, Tabaku kërkoi sot takim me Krajën, dhe e realizoi në mëngjes, që sipas socialistëve është në shkelje të ligjit.

Kjo shkaktoi debate të forta, edhe personale mes Felajt dhe Tabakut. Kjo e fundit i kujtoi deputetes socialiste, që është në konflikt interesi, në pjesëmarrjen e saj në Komision, për shkak se gjatë kohës kur ka qenë ministre e shtetit, ka hedhur firmë pro impiantëve të trajtimit të mbetjeve.

Deputeti i opozitës, Luçiano Boçi, tha se Felaj duhet të thirret si dëshmitare, për tu marrë në pyetje në lidhje me rolin që ka pasur për inceneratorët.

Debatet e plota: 

Felaj: Maxhoranca do të kallëzoj në SPAK deputeten Jorida Tabaku, për vepra penale, e para për ushtrim të paligjshëm të ndikimit te funksionarët publikë, dhe e dyta për shpërdorim detyre. Tabaku është takuar me organet e drejtesisë, duke mos qenë e mandatuar nga ky Komision.

Tabaku ka kërkuar nga SPAK mbështetje publike për PD, ende pa mbaruar hetimin ku komision. Deklaratat e Tabakut pas takimit në SPAK janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Komisioneve Hetimore. Nuk keni respekt për këtë komision të cilin e keni kërkuar vetë. Keni shkelur në menyrë  flagrante ligjin. I kërkojmë SPAK që të ketë një reagim publik për këtë çështje.

Tabaku: Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është, a ka mundësi të pushosh? Me qetësi zonja Felaj, ju dëgjova, më lini që të flas. E përmenda faktin që zonja Felaj nuk ishte për një javë… këtu është e pamundur, pusho se do të flas unë. Pusho, pusho se do të marr masa që të të përjashtoj. I kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të përjashtohet zonja Felaj, nëse e përsërit një gjë të tillë.

Zonja Felaj është shembulli më i keq i zonjave që bëjnë politik.

Është e pakonceptueshme sesi një zonjë mund të sillet kështu, të lutem a mund të pushosh. Qetësohu dhe pusho po të them. Mblidh veten, qetësohu dhe pusho. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë, me fuqi të plota për të marrë pjesë në komision.

Nuk ka akuzë më të mirë se ajo që mu bë nga zonja Felaj, këta deputetë që duhet të ishin përpara drejtësisë, që duan të pengojnë hetimin në javën më të rëndësishme të Komisionit, ka ardhur dhe na bën ne moral për zbatimin e ligjit.

Në vend që të bësh padi për mua, bëje një padi për veten dhe tre kolegë, që jeni në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit, që edhe pse keni hedhur firmën për inceneratorët jeni këtu në këtë komision.

Zonja Felaj është shembulli më i mirë i konfliktit të interesit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: felajjorida tabaku
Pas

Mariana Kondi flet për BB VIP: Pyesni taksistët ç’ndodhte çdo të martë e të premte…

Para

Aksident i katërfishtë në tunelin Tiranë-Elbasan, makinat përplasen me kamionin (VIDEO)

Para
Aksident i katërfishtë në tunelin Tiranë-Elbasan, makinat përplasen me kamionin (VIDEO)

Aksident i katërfishtë në tunelin Tiranë-Elbasan, makinat përplasen me kamionin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Londra i shpall luftë obezitetit: Gjoba supermarketeve që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë

Zjarri në tregun e Durrësit, Policia: Dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Zgjaten 6 muaj sanksionet e BE ndaj Rusisë! Trump:Çmimi i lirë i naftës do i dobësojë

Trump kërcënon Harvardin për diskriminim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve

22 qytete nën sulm rus për një javë, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Irani zotohet të vazhdojë pasurimin e uraniumit

Kapet me 5 kg kokainë të mbështjellë me foton e Al Pacino-s nga filmi “Scarface”, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.