Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj i kaq dalë në krah banorëve të zonës së “5 majit” ku ditën e sotme IMT me forca të shumta policie ndodhet në terren duke prishur 12 shtëpi të tjera.
Por në momentin e mbërritjes një qytetar i kërkon “llogari” deputetit të PD-së duke i thënë se është kujtuar shumë vonë për të mbrojtur qytetarët e kësaj zone. Rushaj gjatë fjalës sqaroi arsyen e mungesës së tij për shkak se nuk dëshironte që kauza e qytetarëve të kthehet në politike.
Biseda mes Alfred Rushaj dhe banorit të zonës:
Banori: Përse ke ardhur sot këtu?
Alfred Rushaj: “Jemi munduar të mos e bëjmë procesin politikë, ne kemi qenë gjithmonë në krah të qytetarëve. Që askush mos e merrte politike shembja e shtëpive nuk është politike, të nxjerrësh jashtë një person. Që para një viti kemi bërë kërkesë kryetarit të bashkisë që të ulet dhe të plotësojë kërkesat e tyre. Banorët kanë bërë kërkesë me masë padie, ja ku është përgjigja vjen fadroma, duhet që shteti të mbronte këtë situatë. Pse nuk pritet përgjigja e gjykatës dhe institucioneve? Ne kemi bërë kërkesë, shikoni përgjigjen e këtyre sjellin ruspat dhe fadromat. Kanë sjellë gjithë policinë sikur kushedi cfarë po bëhet këtu për të prishur disa shtëpia. Shtëpia është gjëja më e madhe që ka njeriu. Të gjithë duhet të mbajmë prona, nuk do të vazhdojnë kështu të paprekshëm këta në këtë mënyrë. Në fund të ditës dikush do ta paguajë për këtë që po bën. Do vijë koha që këta do të ikin.
Banori i zonës: Çfarë iu pengon të merrni certifikatën në dorë dhe të shkojmë bashkë në çdo institucion që opozitën ta kemi gjithmonë në krah, përse nuk e keni bërë këtë gjë?
Alfred Rushaj: Ti ke të drejtë sepse ti thua si duhet të funksionojë një shtet normal. Ja ku është përgjigja, me fadromë. Ti ke shumë të drejtë por atë që thua, edhe përgjegjësinë time individuale.
Banori i zonës: Me këto shtëpitë bëhet politike, të vijë Basha dhe të ikë Rama, të vijë Berisha dhe na sorollatin ne kemi 30 vite që jetojmë këtu. Pyetje e fundit për opozitën kur të vijë në pushtet çfarë do tu jepni atyre që u janë prishur shtëpitë? Apo do të vijojë rumpallë sic është sot?
Alfred Rushaj: Atë që kam në dorë unë do të jem në krah tuaj ta ndjekim deri në fund këtë situatë, kjo është forca e opozitës. Do të jem me ty me dokumenta në dorë për të shkuar në cdo institucion , në cdo gjykatë madje deri në Strasburg do të jem krah jush.