Qindra punonjës policie, bashkiake dhe rendi, punonjës të IKMT, OSHEE-së, ndodhen prej orëve të para të mëngjesit në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku gjatë ditës së sotme pritet të finalizohet shembja e 12 banesave.
Të futur në çdo rrugicë të lagjes, banorët e policisë kanë tentuar që të pengojnë dhe gazetarët në kryerjen e detyrës së tyr. I tillë është dhe rasti i gazetares Sara Demushi e cila është larguar jashtë perimetrit të sigurisë, me pretendimin e punonjësve të policisë se i rrezikohej shëndeti.
Ndërkohë që brenda perimetrit ka banorë, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
Nuk kanë munguar thirrjet e banorëve që punonjësit e policisë të zhvishen nga uniformat, për të dalë në krahë të qytetarëve.
Një zonjë shprehet për Fax News: Është e tmerrshme të ushtrohet një presion i tillë, të hidhet gaz lotsjellës, a thua se jemi kriminel ne. Dorëzojeni atë dreq detyre, duke nisur nga Gledis Nano, këta nuk kanë sjellë një vendim për prishje. Mbase ky është shteti që kemi dasht?! Edi Rama jam unë Blerta Huba, që të kam kundërshtuar.