Sa herë ju ka ndodhur të zhgënjeheni nga një person, megjithatë sërish të bini në grackën e tij?
Nuk është diçka për t’u fshehur e as për të pasur turp, ndonjëherë ndjenjat apo situata të caktuara na bëjnë të dobët dhe lehtësisht të manipulueshëm para të tjerëve.
Aq më tepër kur këta ‘’të tjerët’’ u përkasin 2 shenjave të mëposhtme të horoskopit.
E dini cilat janë? Zbulojeni më poshtë:
Akrepi
Natyra e tij elegante është thjesht një fasadë për të fshehur anën e tij më të errët. Është tmerrësisht xheloz dhe dashakeq, sidomos kur dikujt i shkon më mirë ne jetë se tij. Në pamje të parë shfaqet miqësor dhe i dashur, por është krejt e kundërta. Akrepi është tinëzar i lindur, fut shkopinjtë nën rrota kujtdo dhe nuk e ka aspak problem t’ju bëjë keq.
Peshqit
Kujt mund t’ia merrte mendja që listën e manipuluesve të zodiakut të gjenim Peshqit? Të njohur për anën e tyre romantike dhe të ndjeshme, Peshqit nuk janë gjë tjetër veçse thëngjill i mbuluar. Nëse gjërat nuk u shkojnë ashtu siç duan, janë të gatshëm t’i vënë flakën gjithçkaje dhe t’i bëjnë keq kujtdo që u del përpara.