17:27 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Bojë e zezë në muret e ministrisë! Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë: Ky është akti më i pacipë i qeverisë, po na vjedhin…

09:37 | 07/03/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Bojë e zezë në muret e ministrisë! Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë: Ky është akti më i pacipë i qeverisë, po na vjedhin…

Aktivistë të organizatës politike kanë dalë në protestë sot para Ministrisë së Infrastrukturës kundër rritjes së çmimit të naftës.

Në deklaratën e tyre ata thonë se ky është akti më i pacipë i qeverisë shqiptare ndaj ekonomisë së vendit duke bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.

“Ky është vetëm fillimi, kjo qeveri u ka bërë naftën gjithë sektorëve dhe ne do i bëjmë naftën oligarkëve”-theksuan ata.

Menjëherë pas deklaratës ata kanë përlyer me bojë të zezë muret e Ministrisë në shenjë revolte.

Deklarata e plotë:

Edhe Shqipëria është në luftë. Prej kohësh qeveria dhe oligarkët i kanë shpallur luftë ekonomike popullit shqiptar, duke e vjedhur e batërdisur.
Rritja e çmimit të naftës është akti i fundit dhe më i pacipë i luftës së tyre ndaj nesh.

Rritja skandaloze e çmimit të naftës po ndikon në rritjen e të gjithë artikujve të shportës ushqimore dhe në shtrenjtimin e përgjithshëm të jetesës.
Shqipëria ka naftë por atë po e kontrollon Banker Petroleum-i, kompani që deklaron humbje dhe njëkohësisht e paguan drejtorin e vet ekzekutiv plot 600 milionë lekë në muaj.

Shqipëria ka pasur dhe një rafineri të fuqishme të përpunimit të naftës në Ballsh. Por s’ka shumë që ajo është shkatërruar për skrap nga qeveria e Ramës për të favorizuar grosistët që importojnë naftën.

Sot në Shqipëri çmimi i naftës vendoset nga oligarku Shefqet Kastrati dhe një grusht ortakësh rreth tij.
Kjo qeveri jo vetëm i ka bërë naftën sektorit të hidrokarbureve, por krejt ekonomisë shqiptare. Prandaj është në të drejtën tonë t’ia bëjmë naftën. Ky është vetëm fillimi. -Poshtë shteti i oligarkëve!

Organizata politike


(E.D/faxweb.al)

Pas

Disa përfundime post 6 Mars

Para

78 kuti nga fundi/ Bardh Spahia thellon avantazhin në Shkodër

Para
Kush po e prin bindshëm Shkodrën, pse mund të përsëriten zgjedhjet në të gjithë Bashkinë

78 kuti nga fundi/ Bardh Spahia thellon avantazhin në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

Fier/ Përfshihet nga flakët një automjet në qendër të qytetit

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, të përfituara nga veprimtari kriminale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.