Ambasadori i BE Luigi Soreca ka folur nga qyteti i Kolonjës në lidhje me integrimin europian të Shqipërisë.
Ai ka thënë se Shqipëria ka bërë përparimet e duhura, duke plotësuar edhe kushtet. Ndërkohë ai ka refuzuar të flas në lidhje me krizën brenda PD, që është e ndarë në dy kampe.
– Ambasador, me tepër se 3 vite në Shqipëri për ju ndërkohë që Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim konkret në integrimin Europian. Nga ana tjetër një tjetër objektiv i juaji ishte dhe reforma në drejtësi e cila nuk ka prodhuar asnjë rezultat të prekshëm. Si ju bën të ndiheni këto dy fakte?
Soreca – Kur arrita punën në Shqipëri ishte e nevojshme që Shqipëria të mbushte disa kërkesa, sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar.
Shqipëria ka bërë përparime të duhura në 24 Mars 2020 kur këshilli mori vendimin e duhur të Shqipërisë.
Vitin e shkuar në Qershor ishte Këshilli që vendosi që Shqipëria kishte plotësuar çdo kusht të kërkuar, këto nuk kishin ndodhur me pare.
Borell tha se është shumë e rëndësishme të çelen negociatat për Shqipërinë. Jam besimplotë se largohem në prag të çeljes se negociatave.
Reforma në drejtësi ka patur ecuri, tani flasim për konsolidimin e institucioneve. E njoh gjyqësorin për shkak të punës sime dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Vetingu do vazhdojë, dy ditë me parë një gjyqtar tjetër erdhi në gjykata kushtetuese.
Pyetje – A ka BE një plan konkret ndihmash për Shqipërinë në këtë kohë krize?
Soreca – Jam plotësisht i vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Është e rëndësishme të mbrohen familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo ne saje te sanksioneve.
BE do jetë afër Shqipërisë, siç ka qenë dy herët e fundit në pandemi e tërmet.
Ndihma do të vazhdojë në qoftë se lufta do vazhdojë.
Pyetje – Po e lini Shqipërinë në kushtet kur PD është në krizë të thellë? Një koment për këtë?
Soreca – Unë nuk komentoj në zhvillimet e asnjë partie por jam i sigurte qe ai/ajo që do zërë vendin tim do bashkëpunojë me partitë politike që do mbështesin integrimin në BE.
– Edhe me Zotin Berisha?
Nuk përgjigjet.