Partia Popullore Europiane ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD, duke e konsideruar si një hap të përgjegjshëm. Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “tëitter”, PPE deklaron se me një veprim të tillë, Basha hapte rrugën për fillim të ri dhe bashkim brenda partisë Demokratike.
Reagimi i Plotë nga partia Popullore Europiane:
Falenderojmë @lulzimbasha_al për hapin e tij të përgjegjshëm në drejtim të kryesisë @pdshqiperi, vlerësojmë të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti.
We thank @lulzimbasha_al for his responsible step as regards the @pdshqiperi chairmanship, appreciate all his efforts for the country & party during his leadership, opening the way for a fresh start & unity in the party.
— EPP (@EPP) March 21, 2022