Andrea (Renis) Sheroku, 32-vjeçari që u plagos një ditë më parë me thikë nga i ati ka rrëfyer një tjetër anë të ngjarjes. Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, ai ka treguar se është plagosur vetë dhe se nuk ka qenë shumë i qartë në momentin e ngjarjes pasi kishte konsumuar shumë alkool dhe kanabis. Tashmë ai kërkon që t’i lirojnë të atin nga burgu.
Intervista:
Sheroku: Unë jam mirë tani. Kisha pirë unë dhe nuk mbaja mend asgjë. Kisha pirë shumë alkool dhe nja dy cigare hashash. Kur shkova në shtëpi, kam rënë nga shkallët.
Pyetje: Ku e gjetët thikën?
Sheroku: Në momentin që jam kthyer, kisha ngrënë fruta në shtëpi dhe ndoshta e kam harruar padashje tek divani dhe kur u shtriva pashë gjak. Kam dalë në rrugë me vrap, fqinjët njoftuan policinë.
Pyetje: Po babai çfarë tha?
Sheroku: U shokua. Ta lirojnë babain, most a mbajnë brenda atje se nuk ka faj i shkreti. Me trupin tim nuk ka asnjë faj. Mamaja u sëmur dhe ndërroi jetë.
Pyetje: Sa kohë ka?
Sheroku: Në datën 8 mars. Kam dhimbje shumë të madhe. Më dhemb shpirti që nuk e kam atë, nuk jetoj dot asnjë sekond pa atë, e kam pasur gjithmonë pranë.
Një ditë më parë u raportua se një 66-vjeçar ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeçar. Pas një debati për motive të dobëta, thuhej se 66-vjecari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka goditur me mjete prerëse në trup djalin e tij, Andrea. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë. Dy javë më parë, familja Sheroku është përballur me humbjen e nënës së 32-vjeçarit si pasojë e një sëmundje të rëndëAndrea Sheroku, pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit është transferuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.