Ish ministri i Financave, Anastas Angjeli, nëpërmjet një lidhje “skype” me studion e Fax News ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ku veç atyre politike brenda PD-së, tema kryesore për të cilën foli ka qenë situata e krijuar pas protestave kundër rritjes së çmimeve.
Angjeli tha se protesta ishte e drejtë qytetarë por shtoi se në momentin në të cilin po zhvillohej, nuk ishte koha e përshtatshme dhe se disa prej kërkesave të bëra i kalonin mundësitë e ndërhyrjes së shtetit.
Pyetje: Në vend ka pasur një seri protestash që kanë nisur në momentin që karburantet kanë pasur çmime të larta. Si i shihni ju këto protesta dhe a është e mjaftueshme paketa e rezistencës sociale?
Angjeli: Protesta është një e drejtë qytetare që padyshim kur zhvillohet në mënyrë demokratike ka vlerat e veta. Unë me këtë sy kam dashur ta shoh këtë protestë. Por janë 3 elementë të rëndësishë. Kur zhvillohet protesta, çfarë kërkohet dhe çfarë synohet? Në protestën që u zhvillua për ditë të tëra, koha ishte jo shumë e përshtatshme. Kërkesat bazohen në një situatë e caktuar, por mënyra e të kërkuarit kam përshtypjen se ishte jashtë mundësive që ka vendi për të miratuar kërkesa të caktuara. Po ashtu disa kërkesa ishin jashtë logjikës së ekonomisë së tregut.
Unë mendoj se paketas e ndërmarrë nga qeveria, vjen në kohën e duhur, jo për shkak të zhvillimit të protestave por reagimi ishte në kohën e duhur. Së dytui do thoja se nga kërkesat që plotëson duhet konsideruar si veprim i drejtë që mbështet shumicën e popullsisë atë që është më e prekur.