Një aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës,me pasojë vdekje. Njëra prej grave të aksidentuara, 72-vjeçarja Leme Mara ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit,ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, 74-vjeçe, është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.Burime nga policia bëjnë me dije se,drejtuesi i motorrit,pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Të njëjtat burime konformojnë se, janë marrë kamerat e sigurisë së bizneseve përreth rrugës së varrezave,ku edhe ndodhi aksidenti, për të identifikuar autorin që nuk dihet ende në çfarë drejtimi është larguar. Mësohet se gratë e aksidentuara ishin komshije me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motorristi.
Motori me ‘shpejtësi skëterrë’ përplas dy të moshuarat në Kuçovë dhe largohet (EMRAT)